Sot është bërë emërimi zyrtar i drejtorit të ri të Shkollës Fillore Komunale “Hasan Tahsini”. Detyrën e drejtorit do ta ushtrojë Xhemil Sejfuli, i cili merr këtë përgjegjësi në një periudhë të rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e procesit arsimor.

Me këtë rast, Sejfulit i urohen suksese në detyrën e re, me bindjen se përkushtimi, profesionalizmi dhe puna e tij do të japin kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së arsimit, përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mbarëvajtjen e përgjithshme të shkollës.
Emërimi i ri pritet të sjellë stabilitet institucional dhe vazhdimësi në realizimin e objektivave arsimore të shkollës.

