Në zemër të Zagrebit, mijëra qytetar u mblodhën në një koncert ku jehona e thirrjes “Për atdhe gati” kumbonte mbi një qytet që historikisht ka qenë arenë e kulturave dhe rezistencës. Për kryeministren serbe Ana Brnabiq, kjo ishte arsye e mjaftueshme për alarm. “500,000 veta në një vend me 3.5 milionë banorë” – deklaroi ajo, duke e portretizuar si kërcënim atë që të tjerët e panë si manifestim kulturor dhe bashkim shpirtëror.
Deklarata e saj ngjan më shumë me një reflektim të frikës së sistemit sesa analizë politike. Në vend që të kuptojë pse zëri kroat dhe shqiptar po bëhet më i fuqishëm në rajon, politika serbe zgjedh ta shohë atë si rrezik. Por a është frika nga kultura, nga solidariteti, apo nga fakti që mesazhi “Për atdhe gati” nuk është slogan politik – por një ndjenjë që po tejkalon kufijtë?
Në fund të fundit, kur një koncert në Zagreb ngjan si protestë në Beograd, ndoshta është koha që të pyetemi: kush po ndjen vërtet pasiguri?