Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka reaguar ashpër ndaj trashëgimisë së qeverisjes së BDI-së, duke e akuzuar këtë parti se ka promovuar dhe përhapur në mënyrë sistematike kulturën e bixhozit në shoqëri.
“Nuk bënë politikë, por mbollën bixhozin dhe korrën vetëm varfëri! Lagjet tona u stërmbushën me kazino. Telefonat tanë u pushtuan nga bixhozi online. Shkatërruan familje, shitën dinjitetin. Për vite luajtën bixhoz me fatin e shqiptarëve”, shkroi Zekolli Shaqiri në një postim në Facebook.
Ajo theksoi se kjo periudhë e errët po i vjen fundi me ardhjen e VLEN në qeverisje.
“Por loja e tyre ka marrë fund. VLEN nuk është zgjatim i krimit, VLEN është fundi i tij. Drejtësi do të ketë. Për çdo fëmijë, për çdo nënë, për çdo familje të lënduar!”.