Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se vetëm presioni i vërtetë mund ta ndalojë agresionin e Rusisë pas sulmit të saj të fundit ajror mbi Ukrainë.
Zelensky dha detaje në lidhje me sulmin e mbrëmshëm duke thënë se ka dëme të raportuara në Kiev, Kharkiv dhe Ivano-Frankivsk, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, presidenti ukrainas tha se dronët se janë kapur mbi rajonet Sumy, Khmelnytskyi, Kirovohrad, Mykolaiv, Poltava dhe Kherson.
Ai gjithashtu bëri të ditur se nga ky sulm janë plagosur 15 persona, në mesin e të cilëve është edhe një 12-vjeçar.
“Jam mirënjohës për të gjithë ata që punojnë në Ukrainë dhe me Ukrainën për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për të vazhduar punën për sanksionet. Vetëm presioni i vërtetë mbi Rusinë mund ta ndalojë këtë agresion”, ka thënë Zelensky.