8 C
Tetovo
E premte, 26 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniZeqiri u përgjigjet akuzave: Ju jeni patericë e një sistemi të kalbur

Zeqiri u përgjigjet akuzave: Ju jeni patericë e një sistemi të kalbur

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri” në Tetovë, Valon Zeqiri, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të bëra nga grupi politik i njohur si “777” dhe përkrahësit e Ziadin Selës. Në një reagim publik, Zeqiri i cilësoi të pavërteta pretendimet që kanë të bëjnë me funksionimin dhe faturimin e ndërmarrjes që ai drejton.

Zeqiri thekson se çdo gënjeshtër që shpërndahet në opinion do ta demantojë me fakte dhe dokumente konkrete. Ai paralajmëroi kundërshtarët që të tregojnë kujdes kur flasin për NPK “Sharri”, duke i akuzuar për manipulim të opinionit publik.

“Ju dhe grupi 777 i Ziadin Selës nuk keni të drejtë të flisni për këtë çështje, sepse nuk thoni të vërtetën. Po të thoshit realitetin, do të ju kurseja, por meqë nuk e bëni këtë, do të ju përgjigjem me fakte”, shkroi Zeqiri.

Ai përmendi edhe një rast konkret, duke thënë se në një foto që posedon – pa zbuluar emrin për respekt ndaj familjes – dëshmohet se një nga personat që ankohet për faturat, në fakt paguan më pak se tarifa e përcaktuar.

Sipas Zeqirit, qytetarët që janë drejtuar në NPK “Sharri” kanë marrë gjithmonë një shërbim efikas dhe transparent. Ai akuzoi kundërshtarët për lënien pas dore të ndërmarrjes në të kaluarën, duke e lënë atë në borxhe dhe me mungesë të ujit e pagave për punëtorët.

“Të gjithë qytetarët që janë drejtuar te NPK “Sharri” më kanë gjetur aty duke u ofruar shërbim efikas. Ju nuk keni të drejtë të flisni për ujin, sepse jeni vetëm patericë e një sistemi të kalbur, që e keni lënë këtë ndërmarrje me borxhe, pa ujë dhe pa paga për punëtorët. Herën tjetër, kur të lexoni dokumente, hapni mirë sytë, sepse përndryshe do të turpëroheni nga faktet dhe nga e vërteta” theksoi ai.

Në fund të reagimit të tij, drejtori Zeqiri këshilloi që në të ardhmen të lexohet me kujdes çdo dokument përpara se të bëhen deklarata publike, duke paralajmëruar se e vërteta do t’i turpërojë ata që përhapin gënjeshtra.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments