Zeqirija Ibrahimi u zgjodh kryetar i Alternativës në kongresin e jashtëzakonshëm që u mbajt ditën e sotme në Kumanovë.
Ibrahimi me 439 vota pro u zgjodh kryetar i partisë. Ai pas mbarimit të kongresit falemnderoi delegatët për përkrahjen dhe tha se Alternativa do të vazhdojë programin tashmë të vërtetuar të partisë edhe në periudhën vijuese.
Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë
“Kongresi në mënyrë unanime me vetëm një votë të përmbajtur votoi që unë të jem kryetar i Alternativës në periudhën e ardhëshme. Në fjalën time i faleminderova delegatët për këtë mbështetje. Vendosa ca pika të rrugëtimit tonë të përbashkët si parti por edhe si pjesmarës në qeverinë e ardhëshme duke shpresuar se ato korniza programore i kemi skicuar do të jenë udhërëfyes tonë në veprimtarinë tonë politike”.
Kryeparlamentari Afrim Gashi në fjalimin e tij gjatë kongresit tha se vetëm kur u bashkuan me koalicionin “VLEN” arritën ta realizojnë ëndrrën e tyre 10 vjeçare. Ai në përfundim deklaroi se partia i është besuar duarve të sigurta.
Afrim Gashi, kryeparlamentar
“Meqë arsyeja e dorëheqjes time erdhi si pasojë e detyrimit për të pranuar detyrën e kryetarit të kuvendit të RMV-së, së pari dua ti faleminderoj miqtë e koalicionit “VLEN” që edhe sot na kanë nderuar me praninë e tyre sepse vetëm kur ne u bëmë bashkë fitorja jonë u bë legjitime dhe ia dolëm që ëndrën tonë të vitit 2014 ta përmbushim në vitin 2024”.
Zgjedhja e kryetarit të ri të partisë erdhi si rezultat i emërimit të Afrim Gashit kryeparlamentar të RMV-së.