8 C
Tetovo
E enjte, 5 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniZëvendëskryeministri Fetai njofton përfundimin e procesit të ndarjes së granteve nga Qeveria...

Zëvendëskryeministri Fetai njofton përfundimin e procesit të ndarjes së granteve nga Qeveria për shoqatat dhe fondacionet

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga komisioni përkatës, janë shpallur përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve në kuadër të Programit të Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili theksoi rëndësinë e këtij programi si një mekanizëm për forcimin e partneritetit ndërmjet qeverisë dhe sektorit civil, një faktor kyç për zhvillimin demokratik, politikëbërjen gjithëpërfshirëse dhe ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme.

“Jam veçanërisht i lumtur dhe krenar që mes organizatave përfituese është edhe Shoqëria Kulturore ‘Jeta e Re’ nga Sllupçani, e cila me përkushtimin dhe energjinë e të rinjve të saj mban gjallë traditën dhe shpirtin kulturor në rajonin e Likovës”, u shpreh Fetai.

Ai uroi të gjithë përfituesit për sukseset e tyre dhe u shpreh i bindur se projektet që do të realizohen me këto grante do të pasurojnë më tej jetën kulturore, sociale dhe demokratike të vendit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments