Zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, në pyetjen e gazetarit për vlerësimet pas ditëve të para të marrjes së detyrës, vlerëson se nuk është zbatuar Strategjia për Luftën e Korrupsionit dhe ka shprehur dyshimin se kjo është për shkak të një lidhjeje mes zyrtarët dhe sektori i biznesit. – Kemi dëgjuar për konkluzionet e raportit të KSHPKK-së, e dimë që Strategjia për luftën kundër korrupsionit nuk është zbatuar. Është rezultat i mungesës së vullnetit politik. Kemi strategji të mira, ligje të mira në letër, por kur vjen puna tek zbatimi, qeveria e mëparshme thjesht nuk ishte e interesuar. Është për shkak të konfliktit të tyre të interesit dhe bizneseve të tyre në institucione, tha Fetai.
Zëvendëskryeministri Fetai pas vizitës së tij në Gostivar dhe daljes së tij të parë publike, ai bëri deklarata në shqip dhe anglisht, sepse, siç tha ai, nuk mund të shprehej në maqedonisht. Ai foli edhe për prioritetet që do të përcaktojë me ekipin e tij dhe janë të fokusuar në tre drejtime.
– E para do të jetë çështja e konfiskimit të pasurisë së zyrtarëve të qeverisë. Deri në shtator shpresoj se do të kemi strategji të re për hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurisë. Për herë të parë kjo çështje do të ngrihet në nivelin më të lartë politik, në vend të atij teknik, në nivel të shërbyesve civilë, theksoi Fetai.
Si prioritet të dytë ka theksuar qeverisjen e mirë dhe transparencën, të cilat do të mbulohen nga Strategjia e Qeverisë për Transparencë dhe rishikimi i saj, sepse siç tha duhet të identifikohen sfidat dhe pengesat.
Si një nga prioritetet kryesore, përmendi bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe forcimin e transparencës.
– Kemi ligj për qasje në informacionin publik që mezi zbatohet. Vetëm disa institucione përmbushin detyrimin ligjor në lidhje me dokumentet që duhet të jenë në dispozicion të publikut,tha Fetai.
Njoftoi se në ditët në vijim pritet të takohet dhe konsultohet me partnerë ndërkombëtarë, institucione kombëtare, partnerë në luftën kundër korrupsionit, si Prokurorinë Publike, Entin Shtetëror të Auditimit , Zyra e Auditimit të IPA Fondeve.
– Punët po shkojnë mirë, por më duhet pak kohë që të kemi prioritete të përcaktuara qartë që do t’i arrijmë deri në fund të vitit. Nuk dua të nxitohem shumë para se të përcaktojmë hapat e ardhshëm, theksoj zëvendëskryeministri Fetai.