8 C
Tetovo
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeZëvendësministrja Zekolli-Shaqiri pjesë e Konferencës Rajonale të AKKB-së në Shkodër

Zëvendësministrja Zekolli-Shaqiri pjesë e Konferencës Rajonale të AKKB-së në Shkodër

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri po qëndron në Shqipëri ku po merr pjesë në konferencën rajonale të AKKB-së (Aleanca Kombëtare e Këshilltarëve Bashkiakë) ku në fjalën e saj ajo foli mbi lidershipin gjinor dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.

“Po marr pjesë në Konferencën Rajonale të AKKB-së (Aleanca Kombëtare e Këshilltarëve Bashkiakë). Kisha nderin të marr fjalën në Panelin, mbi lidershipin gjinor dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Bashkëpunimi i grave në të gjitha trojet shqiptare është thelbësor për ndërtimin e politikave të përbashkëta, forcimin e zërit tonë në vendimmarrje dhe garantimin e sigurisë, barazisë dhe dinjitetit për çdo grua.
Së bashku, përtej kufijve, për ndryshim real”, përfundon Zekolli-Shaqiri.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments