8 C
Tetovo
E diel, 11 Janar, 2026
BallinaLajmeZgjedhjet lokale/ Sot votohet në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë

Zgjedhjet lokale/ Sot votohet në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) informuan se për zgjedhjet në katër komuna të vendit gjegjësisht në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë gjithçka është gati, shkruan Alsat.

Materiali zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime. Sipas KSHZ-së për ditën e sotme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë.

Për dallim prej zgjedhjeve komunale të 19 tetorit kur sipas Kodit Zgjedhor nevojiten që së paku një e treta e listës së votuesve të dalin për të votuar që të zgjidhet kryetar, në zgjedhjet e përsëritura nuk ka census. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments