8 C
Tetovo
E shtunë, 4 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniZhelina në hov zhvillimi nën udhëheqjen e Blerim Sejdiut

Zhelina në hov zhvillimi nën udhëheqjen e Blerim Sejdiut

Komuna e Zhelinës po shënon një transformim të dukshëm në çdo cep të saj falë punës së palodhshme dhe vizionit të qartë të kryetarit, Blerim Sejdiu, njëherit edhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Zhelinës

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ai ka transmetuar mesazhin e fortë se makinat e Komunës janë në terren çdo ditë, duke pasqyruar me vepra misionin e tij për ndërtim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Makinat tona kanë NJË ZË gjithandej – Ndërtimin dhe Zhvillimin e vendit tonë që e duam pafund”, ka shkruar Sejdiu në statusin shoqërues, duke përmbledhur me një fjali filozofinë e punës së tij: veprim konkret, transparencë dhe dashuri të pakushtëzuar për vendlindjen.

Në qendër të këtij vizioni qëndron përkushtimi për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e objekteve publike të reja, urbanizimin e vendbanimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesën e qytetarëve. Projekte konkrete janë duke u realizuar me ritëm të shpejtë, duke kthyer shpresën dhe besimin tek banorët se Zhelina po ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes.

Kryetari Sejdiu thekson se ky është vetëm fillimi i një periudhe të re, ku çdo investim e çdo punë publike është një dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një komunë moderne, funksionale dhe të denjë për qytetarët e saj.

Në videon e shpërndarë, shihen makineritë e rënda që punojnë në terren, duke simbolizuar jo vetëm fuqinë e angazhimit komunal, por edhe zërin e përbashkët të qytetarëve për zhvillim, progres dhe dinjitet.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments