8 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniZiadin Sela uron Edi Ramën: Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria

Ziadin Sela uron Edi Ramën: Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Shqipëri.

Në mesazhin e tij, Sela thekson se qytetarët shqiptarë dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, si dhe vizion për të ardhmen e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren që dëshmon besimin e madh të qytetarëve dhe konfirmim për punët dhe projektet e suksesshme”, thuhet në urimin e Selës.

Ai gjithashtu shprehu respekt dhe vlerësim për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor, duke e cilësuar si një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

“Me zemër urojmë që Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët t’i shohim në familjen e madhe evropiane dhe pjesë e kombeve dhe shteteve të zhvilluara”, përfundon ai, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria!”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments