Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë. Sipas informacionit të parë jozyrtar, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar si pasojë e zjarrit, shkruan bulevar.mk, transmeton tetova1
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur, ndërsa organet përgjegjëse po punojnë për zbardhjen e rastit./tetova1.mk/

