Zëvendësdrejtori i Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut , Mustafa Dauti, ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje, duke i dërguar një mesazh përgëzimi edhe kandidatit fitues Faton Peci.
“Urime fitoren VV! Urime Mitrovicë! Urime Faton Peci! Urime Kosovë!”, ka shkruar Dauti në reagimin e tij publik.
Ky mesazh i tij është pritur me entuziazëm nga simpatizantët e Vetëvendosjes, të cilët e konsiderojnë si një mbështetje të rëndësishme për drejtimin e ri që po merr Mitrovica dhe vendi në tërësi.




