Zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai sot ka zhvilluar takim koordinues Drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmanin, Drejtorin e Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, Arsim Idrizin, si dhe me Zëvendës Sekretarin e Qeverisë, Hasim Murtezanin.
Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, me theks në avancimin e dygjuhësisë në institucionet publike si dhe për bashkërendim të vazhdueshëm ndërinstitucional në ofrimin e përkrahjes për institucionet shtetërore në realizimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve
“Sot prita në një takim koordinues Drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmanin, Drejtorin e Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, Arsim Idrizin, si dhe Zëvendës Sekretarin e Qeverisë, Hasim Murtezanin.
Biseduam për mbarëvajtjen e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, me theks në avancimin e dygjuhësisë në institucionet publike. Në këtë rrafsh, u njoftuam nga z. Osmani për progresin e arritur në kuadër të hulumtimit të udhëhequr nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës me përkrahje nga OSBE-ja për të vlerësuar shkallën e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ky hulumtim i cili pritet të publikohet më së voni deri në dhjetor, do të jetë një udhërrëfyes i rëndësishëm për orientimin e politikave publike në zbatimin sa më të drejtë të ligjit.
U pajtuam për bashkërendim të vazhdueshëm ndërinstitucional në ofrimin e përkrahjes për institucionet shtetërore në realizimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve”, përrfundon Fetai.