Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 gjoba, nga të cilat: 10 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dhjetë masa për mosvënien e rripit të sigurimit, gjashtë sanksione për kalim në semafor të kuq.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe gjashtë sanksione ndaj drejtuesve të motoçikletave, katër masa për vozitës fillestar.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në raportin e MPB-së.