8 C
Tetovo
E diel, 5 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoni55 masa ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të trotineteve, ndalohen 6 persona

55 masa ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të trotineteve, ndalohen 6 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë një aksioni të realizuar mbrëmjen e 4 korrikut në Shtip, janë shqiptuar gjithsej 55 masa ndaj drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, katërçikleve dhe trotineteve elektrike për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Sipas MPB-së, pjesa më e madhe e sanksioneve, 35 gjithsej, u shqiptuan ndaj motoçiklistëve që qarkullonin pa helmetë mbrojtëse, ndërsa gjashtë persona, njëri prej tyre i mitur, u ndaluan për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Gjatë kontrollit u sekuestrua edhe një motoçikletë me leje qarkullimi të skaduar.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë në mënyrë të përpiktë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments