Një muaj na ndan nga përfundimi i procesit të skriningut, pas të cilit pritet që Maqedonia praktikisht të fillojë hapjen e kapitujve të negociatave. Siç informuan autoritetet vendase, por më parë edhe ambasadori evropian Dejvid Gir, faza e skriningut po lëviz në përputhje me dinamikën e paraparë.
“Kanë mbetur tre kapituj deri në fund të skriningut, përkatësisht kapitulli 12- Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare, kapitulli 30- Marrëdhëniet e jashtme dhe skriningu përfundon me kapitullin 31- Politika e jashtme, e sigurisë dhe mbrojtjes më 7 dhjetor 2023?, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.