Ministri shqiptar për Punë të Jashtme të MV ka deklaruar publikisht se:
“Deri në frymën e fundit do të punojmë për ndryshimet kushtetuese”, dhe se
“Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese.”
Këtë zotim përbetues nuk e ka bërë ministri shqiptar e as qeveritarët shqiptarë të MV kurrë, ta zëmë, për zbardhjen e rastit të Lagjes së Trimave, rastit të spitalit modular, viktimave të autobusëve, dhe shumë raste të tjera në të cilat janë vrarë dhjetëra qytetarë të pafajshëm, kryesisht shqiptarë.
Ministri për Punë të Jashtme, njëherazi kryesues i OSBE-së, nuk është zotuar dhe betuar kurrë kaq fuqishëm se do të angazhohet për të sanksionuar Serbinë për rastin e 24 shtatorit në Banjë të Kosovës, as për të ngritur hetime për rrëmbimin e tre policëve nga njësiti special serb etj.

Përndryshe raporti i Komisionit Evropian për MV vlerëson:
Rritje e korrupsionit, keqpërdorim i flamurit evropian dhe mosbesim në gjyqësi.

Bekim Qoku- këshilltar i kryeministrit Kurti