Ministria e Punëve të Brendshme informon se nesër dhe pasnesër për shkak të vizitës së delegacionit të kryesuar nga kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të Shkupit. Në kumtesë, nga MPB-ja bëjnë apel që qytetarët t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve të policisë.