Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se mbrëmë është arrestuar 27 vjeçari O.M. nga një fshat i Tetovës i cili paraprakisht u denoncua nga bashkëshortja e tije për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit.

“Mbrëmë (13-nëntor) në orën 23.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 27-vjeçarin O.M. nga një fshat i Tetovës, i cili u raportua nga gruaja e tij 24-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk