8 C
Tetovo
E martë, 20 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: Dogana sekuestron 77 copë bizhuteri ari me vlerë 4 milionë...

Mustafa Dauti: Dogana sekuestron 77 copë bizhuteri ari me vlerë 4 milionë denarë në Bogorodicë (Video)

Bizhuteri ari me vlerë rreth 4 milionë denarë janë sekuestruar në pikën kufitare të Bogorodicës, pasi një qytetar i Maqedonisë së Veriut tentoi t’i fuste ilegalisht në vend, duke i fshehur brenda një jastëku për qafën.

Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në linjën Stamboll–Gostivar. Pasi asnjë nga udhëtarët nuk deklaroi mallra për kontroll doganor, zyrtarët kryen një kontroll më të detajuar të autobusit.

Gjatë kontrollit, në brendësi të jastëkut për qafën që mbante me vete i dyshuari u gjetën 77 copë bizhuteri ari, me peshë të përgjithshme prej 612 gramësh.

Sipas provave të siguruara nga Departamenti i Hetimeve gjatë procedurës paraprake, i dyshuari e kishte blerë arin në një punëtori argjendarie në Stamboll, me qëllim që ta fuste ilegalisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas ta shiste në argjendarinë e tij.

Bizhuteritë janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës, e dënueshme sipas Kodit Penal.

Drejtoria Doganore mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme, në mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe krijimin e kushteve për konkurrencë të drejtë në ekonomi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments