Dje rreth orës 15:00 në Reçicët të Vogël të Tetovës, efektivët e policisë të Njësisë për Punë Kriminalistike- Sektori për trafikim të paligjshëm të drogës dhe armëve të Ministrisë së punëve të brendshme nga Shkupi, në bashkpunim me pjestarët e policisë nga Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 55- vjeçarin B.A. nga ky fshat.
“Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, janë gjetë dhe konfiskuar një pistoletë ,,Bereta”, revolver, më shumë plumba të kalibreve të ndryshme, dhe më shumë pjesë për pistoletë dhe për armë gjuetie”, njoftuan nga Policia.
Derisa gjatë një kontrolli në veturën e tij ,,Suzuki” me targa të Tetovës janë gjetë dhe konfiskuar në pushkë gjuetie më shumë fishek të kalibreve të ndryshme dhe pajisje tjera. Personi është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.