Një veturë është djegur mbrëmë në Leposaviq.

Siç raporton mediumi lokal, KoSSev vetura i përket nënkryetares së kësaj komune.

Ndërkaq, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se nga hetimet fillestare dyshohet për zjarrvënie,

Ai ka sqaruar se ky rast nuk ndërlidhet me çështjen e targave, si shkaktar i mundshëm.

Në të njëjtën kohë, Elshani tha se hetimet janë duke vazhduar, dhe se paraprakisht bëhet fjalë vetëm për dëmtim të veturës, në vlerë prej rreth disa qindra eurove