Një grua është hedhur nga tarraca e Qendrës Tregtare të qytetit mëngjesin e sotëm.
Dëshmitarët okularë thonë se gruaja ka qëndruar në tarracë dhe dukej se ka ndryshuar mendje, por në një moment është hedhur nga tarraca. Një djalë që ndodhej aty pranë u përpoq ta kapte para se ajo të hidhej por nuk ia doli. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Tregtare të Qytetit në qendër, në anën e sheshit Maqedoni. Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe sipas informacioneve gruaja është ende gjallë, por me shumë gjasa me lëndime të rënda.
Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin dhe thotë se bëhet fjalë për një 55-vjeçare e cila është transferuar në urgjencë.