Gjykatësi Osman Shabani ndonëse i radhitur si i 13 në listën e vlerësimeve, arrtiti të fiton mbështetjen e Këshillit Gjyqësor për të shkuar gjykatës në Apel. Ai për momentin gjykon rastin “Titanik” dhe “Talir” që ka të bën me financimin e dyshimt të VMRO-DPMNE-së. Me avansimin e Shabanit nënkuptohet se dyja lëndët do të duhet të kthehen në rigjykim (duke rrezikuar vjetërsim absolut) për shkak të ndryshimit të trupit gjykues.
Këshilli gëzon autoritetin ligjor të obligon Shabanin që në tre muajt e ardhshëm të vazhdon në Penale dhe t’i mbyll lëndët në fjalë, por jo zyrtarisht mësohet se për një gjë të tillë nuk ka gatishmëri në organin për kontrollin dhe rregullimin e punës së gjykatave në vend. /alsat.mk