Nga e hëna, nxënësit shqiptarë të Idrizovës që tashmë duhet të jenë në klasë të gjashtë por akoma nuk kanë nisur vitin shkollor mësimin do ta ndjekin në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair.
Këtë e konfirmoi për “Alsat” ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri duke përsëritur se zgjidhja është e përkohshme. Përveç këtij vendimi, Shaqiri ka nisur edhe procedurën e marrjes së kompetencave për shkollën “Njegosh” të komunës Gazi Babë për shkak të mos hapjes së paraleles shqipe për nxënësit e klasës së gjashtë dhe shkarkimin e drejtoreshës së Shkollës. Kjo ka revoltuar prindërit maqedonas të nxënësve të kësaj shkolle të cilët nga sot kanë nisur bojkot të plotë të mësimit dhe për këtë vendim tashmë kanë informuar edhe Komunën e Gazi Babës. Përveç bojkotit prindërit kërkojnë të reagojë edhe kryeministri Dimitar Kovaçeski dhe organizimin e protestave në rrugë dhe para ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë, zv kryeministri Artan Grubi, ngjashëm sikurse gjatë fushatave parazgjedhore premtoi ndërtimin e shkollës në Idrizovë.