Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij me rastin e kongresit të sotëm të SPD-së në Berlin.
Përmes një postimi në platformën X, Rama ka thënë se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një prej sukseseve të aleatëve gjerman. Ai ka shtuar se Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunim e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.
”Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama.