Djegësira e stomakut që kthehet në ezofag mund të shkaktojë shumë probleme, një prej të cilave është bllokimi i hundës
Nëse zgjoheni shpesh me hundë të bllokuar dhe nuk është problem me alergji apo ftohje, mund të keni problem me djegësirën e stomakut që kthehet në ezofag.
Vështirësia në frymëmarrje ju privon nga gjumi cilësor dhe ju pengon në punët e përditshme. Megjithatë, shumica nuk e dinë se problemi nuk është vetëm në sistemin e frymëmarrjes, por mund të jetë edhe në sistemin tretës.
Po – problemi mund të jetë në atë që hani.
Refluksi gastroezofageal është fajtori
Një vakt i madh para gjumit, ushqimi shumë pikant ose fruta të tharta mund të ndikojnë në frymëmarrjen tuaj, transmeton Telegrafi.
Fajtori është shpesh një gjendje ku acidi i stomakut kthehet në ezofag për shkak të rritjes së prodhimit të acidit të stomakut. Është sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD).