Arsim Zekolli
Emerimi i Talat Xh. per ‘techno-PM’ ceremonial eshte konform statusit te BDI si perfaqesuese teknike Shqiptare. Sikur i pari, ashtu dhe te dytet, nuk burojne nga vullneti Shqiptar, por nga makijavelizmi i establishmentit maqedonas.
Ky emerim shpalos edhe prapaskenat e raporteve ne BDI dhe gjendjen e partise ne pergjithesi. Ne fakt, emerimi Talat Xh. vjen si “vija e fundit e zorit”, pra pas refuzimit te Naser Ziberit (i cili nuk beson se nami i te qenurit 3 muaj techno-PM vlen me shum se interesi per te vazhduar per ca vjet si Ombudsman). Por vjen edhe pas deshtimit te Ali Ahmetit te emeron Teuta Arifin (pas spastrimit te saj moralo-politik ne ShBA) per shkak te refuzimit kategorik nga “miqte e tane nderkombetare”, te Artan Grubit (poashtu i refuzuar) si dhe vetos mbi emerimin e Bujar Osmanit nga klani Grubi.
Ne kete skene politike te degjeneruar, nuk mund te thuhet se BDI nuk ka kuadro per poste. Por, ne skenen diplo-politike, BDI ka probleme te medha, thelbesore dhe egzistenciale me cilesine e kuadrove. Emrat e parise se kesaj partie jan dekor i rregullte ne te gjitha skemat nderkombetare te krimit ekonomik dhe krimit politik. Vet tentativa e Ali Ahmetit qe te tenton spastrimin e Teuta Arifit permes dergimit (lexo: pranimit) te saj ne ShBA si paraloje per te trasuar rrugen e saj si kandidate SDUI, deshtoj pas refuzimit kategorik nga “miqte e tane nderkombetare”. Idea per eksploatim te fundit te Teutes “ne emer te Shqiptarve” dhe sidomos “ne emer te Tetovareve” vetem se nenvizoj natyren epidemike te veprimit te saj ne kuptim te infektimit te partise me virusin Daka. Prandaj, shtrohet pyetja: sa te tjere ne Kryesi BDI jan te infektuar me kete virus dhe detyruar ne karantin nga “miqte e tane nderkombetare”? Burimet nga BDI minimalizojne numrin. Burimet nga “miqte e tane nderkombetare” porosisin: do kuptoni ne muajt qe vijne.
BDI ka problem deficiti kuadrosh qe plotesojne kriteret e “miqte e tane nderkombetare” dhe kriteret e votuesve Shqiptar. Normal, emerimi i Talat Xh. verteton se ky deficit nuk kercenon kriteret e partive Maqedonase etnike, klanit ADI ne Gostivar dhe interesit te BDI dhe partive maqedonase qe – pas humbjes te Tetoves dhe Shkupit – te bejne c’mos per te shpetuar kontrolin mbi Gostivarin si qender e politikes “percaj e sundo” te LSDM/VMRO dhe BDI. Zaten, nuk eshte qe establishmenti nuk ka te dhena kompromituese per techno-PM (ashtu si qe ka per akecilin ne BDI), por ne kete pike interesi per Shqiptare kooperativ sikur Teuta, Fatmiri, Arberni, Talati nuk kercenon interesin dhe ndikimin e qarqeve ne Gostivar te dirigjuara nga Shkupi. Rrjedhimisht, tentativa e LSDM dhe Ali Ahmetit eshte qe -pas humbjes ne Tetove – te zhvendos qendren Pollog nga Tetova drejt Gostivari.
Ashti si paralajmeronim, gjendja ne BDI tani eshte e vershuar me konflikte personale e klanore me shum se qe ishte ne kohen e ‘zjarrtareve’. Sankcionet e imponuara nga jashte tani ndikojne edhe ne limitimin e aspiratave te kuadrove BDI qe kuptojne se lehtesia e padurueshme per krim-korupcion tani ka kosto te larte. Humbja e aftesise se Ali Ahmetit per te garantuar kontrol mbi Shqiptaret rezulton ne humbje te interesit per te mbajtur BDI ne pushtet dhe hap shtegun per kalkulime tjera. Strategjia e Ahmetit per te siguruar ndikimin e tij (Serbofil) pas largimit dhe nga prpapavija permes Artan Grubit, Teuta Arifit, Bujar Osmanit nuk eshte me as atraktive per te huajt, as e pranueshme nga Shqiptaret. Ne kete rrafsh, ashtu si ShBA sankcionon Agjusheva dhe Daka (me porosi kercenuese indirekte ndaj Zaev, Mickoski), ashtu dhe ShBA permes sankcionimit te Arifit, Merkos dergon porosi kerecenuese ne adres te Ali Ahmetit. Porosite e ketilla do fuqizohen edhe me tej, edhe me drejt per drejte.
Prandaj, o nese quhet Talat o nese quhet Teuta o nese quhet Ramiz, eshte evidente se Ali Ahmetit po i shterren resurset e “figurave emblemike” nga periudha 90tave dhe “epopese UCK” qe perdoreshin per te eksploatuar sentimentet e Shqiptareve. Tani, kjo tentative, me gjeneraten e ‘Tik-Tok shminkerave’ dhe “Tanga-Tayna” patrioteve, nuk sjell rezultatin e anticipuar dhe shkakton luhatje ne narativin partijak dhe fragmentizim ne strukturen partijake. Periudha e dominimit te BDI te bazuar ne eksploatim te UCK dhe gjenerates se sakrificave perfundoj me largimin e tyre (nga Zoran Zaev), ndersa periudha e eksploatimit te reformace dhe modernizimit perfundoj me ngritjen e Gjenerates Daka dhe prepotences mediale te ‘Tik-Tok shminkerave’. E komprometuar skajshmerisnt nga virusi Daka per te eksploatuar UCK, e komprometuar nderkombetarisht nga Merko per te eksploatuar reformizmin, e komprometuar strukturalisht nga Arifi-Grubi per te aktruar modernist dhe “gragjanski”, BDI tani eshte ne kerkim te identitetit te saj para-zgjedhor. Me shprese se kete imazh do ja konstruojne PR-marketing strateget nga Austria dhe Izraeli. Dhe, helbetne, ndoshta, me tehmine, hajt ishalla, techno-PM Talat Xhaferi. Po, ai Talat Xhaferi ne fund te karieres se tij.