Me vendim të Qeverisë Institutii për Sëmundje Respiratore te Fëmijëve në Kozle u shëndrua në Klinikë Universitare për Sëmundje respiratore të fëmijve si dhe të e pacientëve me fibrozë cistike.

Me këtë event që u organizua me këtë rast rast drejtori organizativ i Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijve, Tahir Tairi në fjalimin e tij falënderoj autoritetet e larta shëndetësore, si dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për kontributin e dhënë dhe shtoi se transformimi e këtij spitali është arritje historike sepse për mision primar ka kujdesin e pacientit si dhe ofrimin e kujdesit specialistik- konsultativ në nivel tercial për sëmundjet e frymëmarrjes te fëmijët dhe të ata me fibrozë Cistike.

Më tej drejtori Tairi ,shtoi se vizioni për të ardhmen i kësaj klinike është një ndërthim i shkencës dhe humanizmit.

Kjo Klinikë Universitare do të bëhet një qendër e shkollimit, kërkimit shkencor dhe trajnimit të mjekëve në fushën e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe fibrozës cistike.
Këtu do të ndërtohet një mjedis ku shkolla dhe praktika do të përplasen duke krijuar mjekë cilësorë dhe duke avancuar njohuritë shkencore./fol.mk