NATO po monitoron situatën në Poloni, pasi një raketë ruse duket se ka hyrë sot në hapësirën ajrore të vendit anëtar të aleancës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një postim në X.
– Advertisements –
“Kam folur me presidentin (polak) Andrzej Duda për incidentin me raketa në Poloni. NATO solidarizohet me aleatin tonë të çmuar, po monitoron situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me zhvillimin e ngjarjeve. NATO mbetet vigjilente”, theksoi Stoltenberg.
Raketa dyshohet të ketë fluturuar mbi territorin polak për tre minuta përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Ukrainës. Ka nisur një kërkim për mbetjet e raketës në rajonet afër kufirit me Ukrainën, por ende nuk dihet se ku ka përfunduar raketa.
Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, dy raketa ruse kanë përfunduar në territorin polak.