Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij. Do të jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi që do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të tij.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kujtojmë që SPAK ka thirrur ish kryeministrin për t’u pyetur si person në hetim për veprën penale të korrupsionit. Kjo është hera e parë që Berisha merret në pyetje në lidhje me aferën e privatizimit të Partizanit dhe në të njëjtën kohë hera e parë që ai shkel në dyert e kësaj prokurorie./abcnews.al