“Apple” ka rrëzuar “Samsungun” nga vendi i parë, përsa i përket tregut global të smartphonëve për herë të parë në 12 vite.

Sipas të dhënave nga International Data Corporation, gjiganti “Apple” kishte më shumë se 1 të pestën e celularëve të shitur nga kompania në mbarë botën.

Më tej renditej, “Samsung”, “Xiaomi”, “OPPO” dhe “Transsion pas” për shitjen e telefonave celularë për vitin që lamë pas.

International Data Corporation raporton se pothuajse 1.2 miliardë telefona inteligjentë (smartphone) u shitën vitin e kaluar, një rënie prej më shumë se 3% në krahasim me 2022-shin.

Kjo konsiderohet shifra më e ulët e shitur në një dekadë, ndërkohë që shumë konsumatorë po përballen me sfidat ekonomike dhe normat e larta të interesit. Referuar parashikimeve të ekspertëve, tregu do të rimëkëmbet këtë vit./tvklan.al