Shtresa e akullit të Grenlandës po humbet mesatarisht 30 milionë tonë akull në orë për shkak të krizës klimatike, zbulon një studim i ri. Kjo është 20% më shumë humbje e akullit sesa mendonte komuniteti shkencor deri vonë. Shkencëtarët në të kaluarën kanë shprehur shqetësim të fortë për këtë fenomen pasi ky burim shtesë i ujit të ëmbël që rrjedh në Atlantikun e Veriut mund të sjellë një kolaps të rrymave oqeanike, me pasoja të rënda për njerëzimin. Shkencëtarët analizuan fotot satelitore për të përcaktuar vendndodhjen e akullnajave të Groenlandës çdo muaj nga viti 1985 deri në vitin 2022. Duke përdorur inteligjencën artificiale, ata hartuan më shumë se 235,000 vendndodhje të skajeve të akullnajës gjatë periudhës 38 vjeçare. Analiza tregoi se shtresa e akullit të Grenlandës kishte humbur një sipërfaqe prej rreth 5 mijë kilometra katrorë akulli që nga viti 1985, ekuivalente me një trilion ton akull. /Alsat.mk