Ministria për Punë të Brendshme njofton se edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 158 shkelje të rregullave të komunikacionit, dhe atë: 42 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 masa për kalim në semaforit të kuq, katër gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit…
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e policisë. /Alsat.mk