Në aksionin policor të kryer mëngjesin e sotëm nga policia, është arrestuar edhe një këshilltar i Aleancës për Shqiptarët nga komuna e Shuto Orizarit, i cili dyshohet se ka qenë pjesëtar i grupit kriminal Grcec, mëson jozyrtarisht “Focus”.
Ndonëse kemi tentuar të marrim konfirmim si nga MPB ashtu edhe nga partia, për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar të këtij informacioni.
Siç është bërë e ditur në mëngjesin e sotëm, ekipet policore janë vënë në bastisje dhe ndalim të anëtarëve të një grupi kriminal nga fshati Grcec i Shkupit.
Bëhet fjalë për një aksion policie që synon anëtarët e një klani kriminal nga Grcec, të lidhur me trafikun e drogës dhe vrasjet.
Kërkimet po kryhen në Grcec, Duçanjik dhe Çair, si dhe në lokacione të tjera.
Gjatë ditës, pas përfundimit të aksionit priten detaje nga policia.