8 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: Parandalohet kontrabandimi i barnave me vlerë prej 336 mijë denarësh

Mustafa Dauti: Parandalohet kontrabandimi i barnave me vlerë prej 336 mijë denarësh

Shëndeti i qytetarëve është mbi gjithçka dhe nuk duhet të rrezikohet nga tregtia e paligjshme e barnave.

Ekipet mobile të Doganës, në pikën kufitare të Bogorodicës, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandimin e 29 flakonëve të barit „Xgeva“, që përdoret në trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje, me vlerë rreth 336 mijë denarë. Gjatë rastit janë zbuluar edhe 29 kuti dhe 30 etiketa vetëngjitëse, të fshehura në kutinë e ndihmës së parë brenda një autobusi.

Barnat transportoheshin në kundërshtim me procedurat e përcaktuara për importin dhe transportin e tyre. Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj personit të dyshuar.

Vetëm gjatë këtij viti, Dogana ka sekuestruar mbi 30.000 njësi barnash në raste të lidhura me kontrabandën.

Përtej shkeljes së ligjit, tregtimi dhe transportimi i pakontrolluar i barnave paraqet rrezik serioz për shëndetin e njerëzve. Barnat duhet të ruhen dhe të transportohen sipas kushteve të përcaktuara, në mënyrë që të garantohet siguria dhe cilësia e tyre.

Dogana vazhdon angazhimin për mbrojtjen e shëndetit publik, zbatimin e ligjit dhe parandalimin e çdo forme të kontrabandës që rrezikon qytetarët.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments