Këshilltar shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe ish-deputet i BDI-së, i punësuar në Ministrinë e udhëhequr nga Artan Grubi, ish-anëtar i KSHZ i punësuar në komunën e Strugës, por edhe këshilltar protokollar në qeveri. Këta janë pjesë e personave që kanë marrë paratë e shtetit për organizatat joqeveritare që kanë themeluar, zbulon EVROPA E LIRË. Në shpalljen për ndihmë financiare për organizatat joqeveritare është fshirë neni nga Ligji për Parandalimin e Korrupsionit, i cili i ndalon përdoruesit të zgjidhen apo emërohen.

Rreth 325.000 euro nga arka shtetërore kanë shkuar në llogaritë e organizatave joqeveritare, në të cilat shumica e themeluesve tashmë marrin pagë nga shteti, tregon bazën e të dhënave qeveritare “Financat e Hapura”.

Deri në vitin 2022, paratë për sektorin joqeveritar i ndante Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë. Me vendim të qeverisë, për të dytin vit radhazi, ndihma shtetërore për shoqatat e rishpërndahet nga ministria e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Disa nga 33 fituesit e parave shtetërore për financimin e shoqatave dhe fondacioneve nga Ministria për Sistemin Politik për vitin 2023 janë edhe organizata të reja të formuara para më pak se dy vjetësh dhe janë pjesërisht të panjohura për sektorin qytetar.

Disa nga joqeveritaret që kanë marrë grante janë të punësuar në administratën qendrore ose lokale, dhe disa janë pjesë e institucioneve ku janë emëruar politikisht nga partia qeverisëse BDI. Gjatë kontrollit të themeluesve të organizatave joqeveritare RSE ka gjetur emra njerëzish nga Shkupi, Tetova dhe Struga, të cilët në periudha të caktuara kohore lidhen me partinë qeverisëse BDI.

Këshilltari Shtetëror në Kulturë dhe donatori i BDI-së me ndihmë shtetërore do të kthejë vlerat e përbashkëta në vend

Në listën e fituesve të parave shtetërore, një nga emrat më të njohur është këshilltari aktual shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, i cili është themelues dhe kryetar i shoqatës joqeveritare “El Hilal – Shkup”.

Kjo shoqatë nga ministria e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi mori 10 mijë euro nga programi shtetëror për financimin e shoqatave dhe fondacioneve. Sipas të dhënave nga baza e të dhënave qeveritare “Financat e Hapura”, këto para nga Ministria shkuan në llogaritë e organizatave shtatë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.