Nga Furkan Saliu
Është e paimagjinueshme që një politikan që e ka ndërtuar karrierën politike duke bërë thirrje që të demokratizohet #Pdsh-ja.
Duke premtuar se do ta demokratizojë ambientin politik tek shqiptarët duke larguar #Bdi-në Duke dhënë gjak që të prish monopole etnike si rasti me 27 prillin, sot të kundërshtojë një mundësi reale që kjo të ndodhë.
Shkrimet e mia, videot, mund t’iu duken të njëanshme, mirëpo edhe Bdi-së do ti bënte mire opozita, e përfitues më të mëdhenj do të ishin shqiptarët.
Sot në pushtet e keni një grup njerëzish që kanë pasuri me miliona dhe kanë humbur kontakt me realitetin. E kanë humbur kontaktin me qytetarët. Nuk iu intereson për hallet e tyre.
Paramendoni, populli që në DNA e ka lirinë. Që ka luftuar mbretëri, e shtete që dikur ishin superfuqi me të vetmin qëllim që të jetojnë të lirë, sot i sundon një parti për më shumë se 20 veta.
Ne aq shumë e duam lirinë sa që vendosëm që votën t’ia japim një politikani prej Strumice sepse vlerësuam se po na cenohet e drejta e shenjtë për menduar lirshëm.
A e meriton populli që vetëm para 23 viteve morri pushkën në dorë për të luftuar për liri që të sundohet nga një grup i njëjtë i njerëzve prej pas luftës e deri më sot?
E di, unë mund t’iu dukem i njëanshëm, por kur bëhet fjalë për lirinë e një popull aty më nuk ka mes… OSE SAKRIFIKON, LUFTON PËR LIRI, OSE DURON PËR 24 000 DENARË NË MUAJ.