për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet në Kuvend, për ndryshimin e Vendimit për formimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit për bashkëpunimi me parlamentet e vendeve të tjera,…
Në seancën e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, propozim – vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe Propozim – vendimi për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e një pjesëtari të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit (nëntor 2023 deri në nëntor 2024).
Këshilli buxhetor i Kuvendit, duhet të debatojë rreth Propozim-vendimit për dhënien e pajtueshmërisë për potësimin e Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
Para Komisionit jurudiko-ligjdhënës janë tre nisma qytetare për grumbullimin e 150.000 nënshkrimeve për shpallje të referendumit, në të cilin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të prononcohet PRO ose KUNDËR pyetjes në refrendum: A jeni pro ose kundër miratimit të ligjit për pension shtetëror, me të cilën të gjithë pensionistët me stazh të njejtë do të kenë pension të njejtë