Arsim Zekolli
Jo, asgje nuk ka marr fund.
Vet-disfata e Ziadini, Krenarit nuk nenkupton se opozita qe tani ka fituar.
Karshi opozites kemi nje strukture te ndyte pa asnje fren moral.
Po, ka shum vend per optimizem realist.
Jo, nuk ka vend per optimizem euforik.
Opozita nuk duhet ta shiqon 8 Majin si cak, por duhet te konsideron rrugetimin ditor deri ne 8 Maj si shanc per te zgjeruar veten, per rizgjim, per motivim, per renovim dhe entuziazem te rilindur.
E di se opozita ka ne xhep nje sere befasish te kendshme. Shume risi.
Por potencialisht ka edha ca befasi jo aq te kendshme. Te ket kujdes.
Prandaj, opozita duhet te fokusohet ne rrugetimin drejt 8 Majit si pioner qe zbulojne vise te reja, si nje autobus qe rruges pranon udhetar qe do begatojne muhabetet dhe njohurit. Shpesh here rrugetimi drejt cakut eshte me inspirativ se vet caku.
BDI dehumanizoj politiken. E shendroj ne matematik ne te cilen nuk kishte asgje humane, njerezore.
Opozita duhet te re-humanizon politiken. Per kete, deklarata, ankesa, verejtja, sugjerimi, lutja e nje bujku, nje bukepjekesi, nje infermiere, nje taksisti, nje rrobaqepesi duhet konideruar me te rendesishme se deklarata e ndonje ministri ahmetovit. Per kete, vizita ne Cernilishte patjeter duhet te ket peshe si nje miting ne Cair, Tetove.
Mbi te gjitha, opozita nuk duhet t’ju spjegon njerezve se si ishte dhe si eshte gjendja. Njerezit e dijne me mire se ata dhe une se si kan mbijetuar dhe c’ka kan perjetuar.
Rrjetet sociale nuk jan njerezit tane. Eshte pakica e zhurmshme.
Cinizmi i rrjeteve sociale nuk eshte mase matese per karakterin e njerezve tane.
Sinqeriteti dhe respekti do definojne keto zgjedhje.