Qeveria e Maqedonisë në  seancën e sotme të drejtuar nga Artan Grubi, me kërkesë të Ziadin Selës  dhe Krenar LLogës ka shkarkuar drejtoreshë n e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut –  Bujare Abazin, e cila  njëherit është edhe  nënkryetare e ASH-së dhe  në vend të saj kanë emruar, Idri Istrefin nga Struga.

Interesant se për shkarkimin e znj. Abazi kanë votuar edhe bashkëpartiakët e saj, Vjollca Berisha dhe Tiron Jajaga,  ndërsa Krenar  LLoga edhe pse ka porositur shkarkimin  nuk ka qenë i pranishëm.  Janë këta bashkëpartiak që deri  dje kanë qenë në të njëjtën sofër partiake, ku kanë ngrënë e pirë bashkë, ku bashkë  kanë vrapuar pët të kërkuar vota dhe ku janë zotuar për avansimin e pozitës jo vetëm të  shqiptarëve, por edhe të  gruas në shoqëri

Gjithashtu në seancën e sotme  është shkarkuar edhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Gazmend Abdija. Abdija është edhe kryetar Dege i ASH-së në Gostivar!