Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme ku është duke u diskutuar për situatën në Kosovë. Seanca është thirrur me kërkesë të Serbisë, pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb dhe për shkak të mbylljes së disa komunave paralele serbe, raporton Gazeta10.
Në emsionin “Politiko” me Kushtim Sadikun është duke u diskutuar ky lloj ballafaqimi si dhe njëheri edhe duke u përcjellur live senaca, Albin Kurti e ka ftuar Aleksandar Vuçiq që ta nënshkruajnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në OKB.
“Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan.Përkundër ofertave të mia të përsëritura, z.Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë, e ftoj të nënshkruajë këtu, sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, tha Kurti në Këshillin e Sigurimit./Gazeta10/