Nga kabineti i kreut të ASH-së, Arben Taravari kanë konfirmuar kandidimin e tij për President të RMV-së nga radhët e opozitës shqiptare, përcjell fol.mk.

Taravari do ta bëjë publike kandidaturën e tij nesër paradite, ndërsa në eventin që do të zhvillohet në sheshin e Gostivarit do të marrin pjesë edhe partnerët tjerë të koalicionit LEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Bekim Qoku.

“Ftoheni që nesër, e enjte,15 shkurt 2024, me fillim në ora 10:00, të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, ku Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, do të shpallë kandidaturën e tij për President të Republikës, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, përkrahur nga Koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim – LEN. Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, i Alternativës, z. Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Bekim Qoku. Konferenca për media do të mbahet në sheshin e qytetit të Gostivarit”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Arben Taravarit.