Lidhja e Diasporës së Bashkuar Kërçovare i është drejtuar sot shqiptarëve me një komunikatë ku dënon politikat korruptive të BDI-së në 20 vitet e kaluara, mjerrimin që ka kapluar shqiptarët, ndërsa siituatën aktuale të shqiptarëve e vlerëson shumë të vështirë me pasoja katastrofike.

Diaspora kërçovare fajtor për situatën gjen përfaqësimin e korruptuar prej më se dy dekadash.

‘Në vendlindje na mbysin plehrat, na turren qentë endacakë nëpër rrugë, na mbysin tymrat e paflitruar që dalin nga oxhaqet e fabrikave, në shumë vendbanime shqiptare mungon edhe uji i pijshëm, në viset e banuara nga shqiptarët shteti i RMV zhvillon ekocid, shëndetësia dhe arsimi janë të një cilësie shumë të ulët si rezultat i mungesës së investimeve dhe ndërhyrjet e BDI-së në sholla dhe spitale, shqiptarëve u mohohet e drejta të mësojnë në gjuhën shqipe’, shkruhet në kumtesë.

Kryeministrin teknik 100 ditësh diaspora e quan përrallë me zero kompetenca dhe pa rol të definuar drejtues janë hedhje hi syve të shqiptarëve dhe mashrtim i rradhës.

‘Kjo gjendje duhet të ndryshohet, por këtë ndryshim nuk mund ta sjellin partitë shqiptare në Qeveri. Këtë ndryshim mund ta sjellin vetëm partitë që veprojnë në opozitë dhe mundësisht në një opozitë të bashkuar shqiptare. Sot për sot këtë punë, i bashkuar, e bën Fronti Opozitar me shpresën se do t’i bashkohet edhe ndonjë forcë tjetër politike. Forcat dhe energjitë, tani duhet të bashkohen me Frontin që të vijë ndryshimi. Si për çdo organizim ashtu edhe për Frontin mund të ketë vërejtje, për disa personalitete që kanë qenë bartës të përgjegjësive të larta shtetërore në kuadër të BDI-së dhe nuk i kanë vërejtur me kohë devijimet madhore të saj. I vërejtën më vonë. Më mirë vonë se kurrë’, thuhet në lumtesën e diasporës kërçovare.

Lidhja e Diasporës së Bashkuar Kërçovare përshëndet dhe përkrah qëndrimin korrekt dhe konstruktiv të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari dhe mbështetjen që ai u jep ndryshimeve dhe Frontit Opozitar.
Të ndodhur në këto rrethana, Lidhja i bën thirrje Diasporës të punojë për organizimin e udhëtimit drejt Vendlindjes dhe më 8 maj të votojë ndryshimin dhe të mandatojë Frontin Opozitar që ta bëjë atë realitet.