Duke folur për pritshmëritë që i ka koalicioni VLEN në zgjedhjet e 8 majit, Sekretari Organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, u shpreh se ata janë shumë të sigurt në fitoren dhe se ndryshimi këtë radhe do të vije.

“Do të vije falë votës së shqiptarëve, falë këtij uniteti që është krijuar në bllokun opozitar dhe me ndryshimin e pushteteve pastaj, ne gjatë një mandati do të mundohemi të sjellim së paku kornizën ligjore për avancimin dhe statusin e shqiptarëve për barazinë e shqiptarëve në këtë shtet. Për marrjen e të gjitha vlerave të cilat i parasheh marrëveshja e Ohrit dhe jo degradimin dhe devalvimin e tyre. Ngritjen e ekonomike, çështjen e arsimit, ngritjen e cilësisë në arsim, për të cilën jemi larg dëshirueshmërisë dhe projekteve tjera të interesit shoqëror të shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi për OpenTV, Bashkim Murtezi.

Murtezi tha se nëse vlerësohet disponimi i anëtarësisë dhe gjendjes në teren tha se fitorja duhet shpallur që sot.

“Megjithatë ne duhet të presim 8 majin atëherë kur ata të cilët sot mbartin fletushka me numrin 20 do të dalin me numër një shifror, kurse ky koalicion, koalicioni i fitores, koalicioni i ndryshimit, koalicioni që VLEN, do të dalë me numrin rreth 10 dhe 20 deputetë”