Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot ishte i pranishëm në hapjen e shtabit zgjedhor në Strugë.

Një ditë pas konventës madhështore në Gostivar, sot kandidati për president, Arben Taravari u prit në mënyrë spektakulare në Strugë nga qindra strugan.

Hapje të shtabeve pritet të ketë në çdo qytet shqiptar dhe në të gjitha vendbanimet shqiptare.

Ndryshe, sipas sondazheve, kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari fiton bindshëm ndaj kundërkandidatit të tij Bujar Osmani, dhe se ka gjasa reale për të shkuar në rreth të dytë./fol.mk