Kremlini ka thënë të enjten se presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka shtuar përfshirjen e Francës në luftën në Ukrainë, pasi “refuzoi të përjashtonte mundësinë e vendosjes së trupave atje”.
TheGuardian ka raportuar se sipas Moskës zyrtare, deklarimet e Macronit e shtojnë prezencën në Ukrainë.
“Macron është i bindur në linjën e tij për të mposhtur strategjikisht vendin tonë dhe ai vazhdon të ngrehë nivelin e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Francës”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Sipas tij, deklarimet e Macronit janë “shumë kontradiktore”.
Të martën, Macroni ka thënë se qëndron plotësisht prapa komenteve të tij, duke shtuar se iu kërkon aleatëve të Kievit që “të mos ishin frikacakë” në mbështetjen e vendit për të luftuar Rusinë.
Kundër deklarimeve të Macronit kanë dalë Gjermania, Suedia, Polonia, Italia dhe disa vende të tjera.
Ato njëzëri kanë thënë se as që e mendojnë një opsion të tillë.