Arben Taravari, kandidati i opozitës shqiptare në zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut, tha se ka qenë kundër Ballkanit të Hapur.
Taravari tha se i vjen mirë që edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është distancuar nga kjo nismë, ndërsa theksoi se mjaft i rëndësishëm është procesi i Berlinit, që do i bashkohen të gjithë.
Por Taravari tha se është e çuditshme që Ali Ahmeti mbështet Ballkanin e Hapur.
“Mangësia më e madhe e z. Ali Ahmeti është fenomeni i jugosllavizimit apo ndikimit serb në Maqedoni, serbizmi është problem edhe për maqedonasit. Serbizmi është tej mase i infiltruar në shoqërinë maqedonase, shikoni edhe afërsinë që ka Ahmeti me Vuçiç, kjo është skandaloze që Vuçiç të jetë kaq i shqetësuar që të shkojë Ahmeti dhe të vijë një tjetër opozitë shqiptare”, tha Taravari.